Aalexey Navalny u dërgua përsëri në qelinë e dënimit, duke u izoluar në burg për herë të 25-të që nga gushti 2022.
Në fund të 10 ditëve të izolimit, ai do të ketë kaluar 283 ditë në një qeli të ngushtë dënimi në më pak se një vit e gjysmë.
Një raportim i tillë vjen stafi i opozitarit rus i cili ndodhet në burg për arsye politike.
Është hera e dytë që Navalny dërgohet në izolim që kur u transferua në burgun e largët “Polar Wolf” mbi Arktik në dhjetor.
Herën e parë që disidenti rus tha se ishte dërguar në një qeli izolimi për shkak se ai akuzohej për “refuzim të paraqitjes sipas rregullave”, “mospërgjigje ndaj punës edukative” dhe “mos nxjerrjen e konkluzioneve të nevojshme”.
Tani arsyeja duket e ngjashme, sipas bashkëpunëtorëve të tij, Navalny u akuzua për “paraqitjen e gabuar të vetvetes”.
Opozitari rus denoncoi disa abuzime të rënda në këto tre vite burgim dhe se e mbyllën vazhdimisht në qeli të ngushtë izolimi me pretekstet më absurde, si për shembull larja e fytyrës pak para kohës së caktuar.
Një situatë e theksuar tashmë nga Amnesty International, e cila akuzoi drejtimin e burgut Melekhovo, ku disidenti ishte burgosur më parë, se dëshironte “të thyente shpirtin e Navalny duke e bërë ekzistencën e tij në koloninë penale të padurueshme, poshtëruese dhe çnjerëzore”.
Në burgun e tij të ri në një vend të largët të Arktikut, disidenti rus Alexey Navalny detyrohet të dëgjojë himnin rus dhe këngët e një këngëtari popullor nacionalist pro Vladimir Putin në mes të natës.
Kënga “Unë jam rus” është e këngëtarit të njohur Shaman, 32 vjeç, i lindur në Yaroslav Dronov, autor i teksteve ultra-patriotike që lavdërojnë luftën, një stil kënge i shfrytëzuar kohët e fundit nga Putini.
Nëntorin e kaluar Shaman u bë viral për shkak të shtypjes së një butoni të kuq drejtpërdrejt gjatë një koncerti për të simuluar urdhrin e lëshimit të raketave bërthamore.



