Pas një takimi mes Lulzim Bashës, nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe deputetit Gent Strazimirit, personi i mandatuar për procesin zgjedhor në këtë parti, u vendos që kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës të jetë deputeti Sherefedin Shehu.
Tashmë është zyrtare, Partia Demokratike do të kandidojë Sherefedin Shehun për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e 11 shtatorit, ndërsa vendin e tij në Kuvend do ta marrë Dhurata Çupi.
Kjo zgjedhje e kampit blu duket si e studiuar mirë, pasi deputeti Shehu është me origjinë nga qyteti i Dibrës, aktualisht deputet, ndërsa më parë gjatë ekzekutivit Berisha mbante postin e zv/ministrit të Ekonomisë. Nga ana tjetër ka zëra se socialistët do ta provojnë betejën për Dibrën duke prezantuar në zgjedhj si kandidat Dionis Ymerajn, edhe ky i lidhur me Dibrën por si drejtor i Tatimeve për qarkun me të njëjtin emër. Gjithashtu po të njëjtat zëra raportojnë se partitë e koalicionit qeverisës janë shprehur se kandidatura e Dionis Ymerajt ende nuk është vënë në tavolinë, por gjithsesi nuk priten kundërshtime.



