Rimbursimi për trajtimin anti-Covid/ Të infektuarit do të përfitojnë deri në 10 mijë e 900 lekë

Rimbursimi për trajtimin anti-Covid/ Të infektuarit do të përfitojnë deri në 10 mijë e 900 lekë

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ka vendosur sot miratimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për qytetarët e prekur nga Covid-19.

Rimbursimi i pacientëve të infektuar me Covid do të  bëhet në bazë të dy skemave trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Skema e parë e trajtimit përfshin personat me simptoma të lehta të Covid, e cila do të rimbursohet në vlerën e 1 650 lekë.

Skema e dytë e trajtimit, përfshin të infektuarit me simptoma më të theksuara, por që nuk kanë nevojë për një trajtim të specializuar spitalor. Rimbursimi për skemën e dytë shkon në vlerën e jo më shumë se 10 900 lekë.

Do të jetë mjeku i familjes ai i që do të lëshojë recetën me rimbursim në përputhje me me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas vendimit zyrtar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kjo paketë do të rimbursohet financiarisht nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Në mbledhje qeveria vendosi për:

1. Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

2. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

3. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.

4. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

5. Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

6. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

7. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

8. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy