Qindra deputetë francezë të së majtës i adresuan një letër të hapur ministrit të Brendshëm britanik, Amber Ruud, për t’iu përgjigjur kërkesës për një vendstrehim “të menjëhershëm” për migrantët minorenë që kanë mbetur në Kale (veri të Francës).
“Franca në përfundim të operacionit të nisur këtë javë për shkatërrimin e qytezës së vogël me tenda në Kale do të strehojë në territorin e saj gati 11.000 persona brenda këtij viti. Gjatë ditëve të fundit 1.500 minorenë të pashoqëruar janë strehuar në një qendër të përkohshme pritesë për refugjatë”, shkruajnë ata në letrën e publikuar nga zëvendës-presidentja socialiste e Asamblesë Kombëtare, Sandrine Mazetier.
“Ky kontigjent minorenësh, prioriteti i së cilëve mbetet hyrja në Britaninë e Madhe, ku shumica prej tyre kanë në këtë shtet familjet e tyre. Ata nuk po kërkojnë asnjë favor, ata e zotërojnë këtë të drejtë, sipas rregullave ndërkombëtare në fuqi dhe sipas ligjit britanik për t’u akomoduar në Britaninë e Madhe”, vijuan më tëj nënshkruesit.



