KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Flora Hajredinaj

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Flora Hajredinaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Flora Hajredinaj, gjyqtare e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në seancën e zhvilluar sot, trupa e KPK-së e përbërë nga treshja Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Olsi Komici, deklaroi se Hajredinaj kaloi me sukses procesin e Vetingut, duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përball të mërkurën më 7 tetor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me gjetjet e të tre kritereve të rivlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore, ILDKPKI deklaroi se i ka konsideruar të sakta deklarimet e Hajredinajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy