Përdhunimet e grave ujgure në kampe, SHBA-ja dhe Britania reagojnë ndaj Kinës

Përdhunimet e grave ujgure në kampe, SHBA-ja dhe Britania reagojnë ndaj Kinës

Një raport i BBC ka sjellë reagimin e qeverisë amerikane dhe asaj britanike mbi çështjen e grave ujgure që gjenden në kampet e Kinës. Sipas raportit, ku thuhej se kanë dëshmuar vetë gratë, ata përdhunoheshin në mënyrë sistematike nga policët dhe rojet e burgut.

Qeveria amerikane thotë se është ‘thellësisht e zhgënjyer’ nga raporti në fjalë, ndërsa shton se ‘këto mizori trondisin ndërgjegjen dhe duhet të ndëshkohen me pasoja të rënda’. Sakaq kjo çështje është diksutuar edhe në qeverinë britanike, që përmes ministrit Nigel Adams, tha se raporti ‘tregoi qartësisht’ se çfarë ndodh në këto kampe’.

Thuhet më shumë se 1 milionë ujgurë, por edhe pakica të tjera janë në kampet e Kinës, të ngritura për të vuajtur dënimet.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës i ka mohuar akuzat, duke akuzuar BBC për një raport të rremë. Zëdhënësi Ëang Ëenbin tha se nuk kishte "asnjë sulm dhe abuzim sistematik seksual ndaj grave" dhe Kina vepron sipas të gjitha udhëzimeve të të drejtave të njeriut.

"Nuk ka asnjë sulm dhe abuzim sistematik seksual ndaj grave. Kina është një vend i drejtuar nga ligji, kushtetuta jonë garanton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe është mishëruar në sistemin tonë ligjor nën të cilin punojnë qeveritë," -tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy