Bushati: Politika e Moskës në Ballkan, nuk gjen terren

Bushati: Politika e Moskës në Ballkan, nuk gjen terren

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, gjatë një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, deklaroi se politika e Moskës në Ballkan nuk përputhet me konceptin dhe orientimin e vendeve të rajonit për tu integruar në BE.

 

Bushati, flet edhe për takimet që ka zhvilluar në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan gjatë vizitës që zhvilloi këto ditë në Washington.

 

“Nuk e shoh Rusinë si një kërcënim në Ballkan, por nga ana tjetër nuk e shoh as komplementare apo përplotësuese me vizionin udhëheqës që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë në një të ardhme jo të largët anëtarë të Bashkimit Europian,  as përmes praktikave, as përmes politikave të ndjekura, dhe as përmes modeleve që synohen të implementohen.” – deklaroi Bushati për Zërin e Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy