Meta: Do të marr kohën e duhur për të dekretuar Sandër Lleshin. Tahiri, një delinkuent që mbyti me drogë....

Meta: Do të marr kohën e duhur për të dekretuar Sandër Lleshin. Tahiri, një delinkuent që mbyti me drogë....

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për dekretin e Sandër Lleshit si ministri i ri i Brendshëm. 

Kreu i shtetit thotë se do të marrë kohën e duhur për të dekretuar ose jo Sandër Lleshin në postin

I ftuar në emisionin ‘FAKT’, Meta theksoi se di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.

Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush. Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse do të kishte firmë unë atë nuk do ta lija për ta shpallur në studion tënde, do ta kisha bërë atë publike’, tha presidenti Ilir Meta.

I pyetur se ç’koment ka për ish-ministrin Saimir Tahiri, kreu i shtetit u përgjigj: “Po ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën. Një person i tillë s’duhet të ishte bërë Ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy