
Prej 4 ditësh Vermoshi dhe Tamara po përballen me mungesën e energjisë elektrike për shkak të motit të keq.
Korrespondentja e MCN Tv, Bendin Druni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se qytetarët po i drejtohen Thethit, Qafë Thorës dhe destinacioneve të tjera turistike.
Sa i përket izolimit nga reshjet, akoma nuk kemi fshatra të izoluar. Prej rreth një jave Vermoshi, Tamara kanë probleme me energjinë. 3-4 ditët e fundit janë përballur me mungesën totale të energjisë. Po punohet për të rikthyer energjinë, po s’ka asgjë konkrete. Po vijohet të punohet në Theth, Qafë Thorë, por ende pa rezultate. Reshjet kanë bërë që vizitorë të shumë të vizitojnë këto destinacione.
Borëpastrueset dhe autoritetet janë në dispozicion duke pastruar rrugët që qarkullimi i mjeteve të jetë i lehtë. Duhet të ketë ndërgjegjësim nga qytetarët, ata duhet të jenë të pajisur me zinxhirë që të shmangin aksidentet.
Situata sa i përket pastrimit të rrugëve duket e mirëmenaxhuar.
Po ashtu Druni bëri me dije se në 25 nëntor, kur nisën dhe reshjet e para të borës në Qafë Thorë janë përfshirë në një aksident 4 mjete, ku në njërën prej makinave ka qenë një foshnjë e vogël.
Në raportimin e saj, gazetarja thotë se automjetet nuk kanë qenë me zinxhirë dhe shtoi se veç autoriteteve dhe qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjësuar për pajisjen me zinxhirë.
Pavarësisht në lidhje me këtë ngjarje policia ka ardhur një orë më vonë, por nuk e ka komunikuar në komunikatat zyrtare. Nuk është dhënë informacion përse nuk është komunikuar kjo situatë.



