Era, kampione në matematikë: Më pëlqen më shumë shprehja me numra, sesa me fjalë

Era, kampione në matematikë: Më pëlqen më shumë shprehja me numra, sesa me fjalë

Era Januzi është 17 vjeçarja, gjimnaziste nga Kosova, një kampione në matematikë.

E suksesshme në këtë lëndë Era për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, rrëfen se si ka fituar vitin e kaluar medalje nderi në Olimpiadën Evropiane për vajza, teksa ajo është zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në garën në Britani 2024.

Përzgjedhja ime për të përfaqësuar Kosovën, është bërë përmes testeve nga ku kam fituar për të qenë pjesëmarrëse. Jam falënderues kundrejt shkollës dhe mësueses sime e cila ka punuar me aq përkushtim me mua edhe jashtë orarit të mësimit.  

Për matematiken më kanë ndihmuar prindërit të cilët kanë qenë mjaft mirë më këtë lëndë dhe më kanë bërë akoma më të lehtë si lëndë në fillore.

Matematikën e kam pasur pasion që e vogël dhe tek në klasën e gjashtë mësuesja më mori më ushtroj më shumë, dhe sot ja ku jam. Është lënda në të cilën e kam të lehtë të shprehem më shumë me numra sesa me fjalë.

Tani jam në vitin e fundit gjimnaz dhe do filloj studimet për inxhinieri mekanike në njërin ndër universitetet më të mira në Finlandë, ku kam fituar gjysmë bursë dhe gjysmën do të ma financojë familja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy