Ish-presidenti Sarkozi nën gjykim edhe për një tjetër akuzë

Ish-presidenti Sarkozi nën gjykim edhe për një tjetër akuzë

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi do të përballet në gjyq për korrupsion dhe influencë që të sigurojë detaje të një hetimi.

Rasti përqendrohet në një përpjekje të dyshuar nga Sarkozi për të zbuluar informacion në lidhje me një hetim mbi financimin e paligjshëm të fushatës së tij të vitit 2007.  

Përveç ish-presidentit nën hetim janë një gjykatës dhe avokati i Sarkozis, por ata kanë mohuar të gjitha akuzat ndaj tyre, raporton BBC.

Përfaqësuesi ligjor i Sarkozi, bën me dije se do të apelojë kundër vendimit. Ish-kreu i Elizes përballet me probleme të tjera ligjore lidhur me shpenzimet e fushatës.

Në një rast të veçantë, ish-presidenti akuzohet për marrjen e fondeve nga udhëheqësi libian Muamar Gadafi.

Hetuesit që shqyrtuan të dhënat dyshojnë se ai po monitoronte hetimin duke përdorur një rrjet informatorësh. Rasti do të vijë përpara gjykatës më të lartë të Francës.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Sarkozi u padit për financimin e paligjshëm të fushatës, shpërdorimin e fondeve publike libiane dhe korrupsionin pasiv.

Sarkozi, i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012, mohon të gjitha akuzat kundër tij. Akuzat fillimisht dolën në vitin 2012 dhe një hetim gjyqësor filloi një vit më vonë.

Megjithatë ai mohon pretendimet, duke thënë se akuzuesit e tij libianë duan hakmarrje për vendimin e tij për të dërguar avionë luftarakë francezë gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Ai mohon pretendimet, duke thënë se akuzuesit e tij libianë duan hakmarrje për vendimin e tij për të dërguar avionë luftarakë francezë gjatë kryengritjes së vitit 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy