
Dy alpinistët e zhdukur në malet e Piemontes, Itali, u gjetën në vdekur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i një 37-vjeçari me origjinë argjentinase u gjet në zonën e Cuneo, në një shkëmb.
Ndërkohë alpinisti i dytë gjithashtu u gjet i pajetë, ndërsa helikopterët e emergjencave po punonin për të nxjerrë trupat.
Besohet se viktimat kanë rënë për mbi 100 metra përgjatë një shpati të pjerrët, pasi kishin humbur rrugën për shkak të mjegullës.



