
Partia Demokratike, me anë të grupit të saj parlamentar, i kërkon Kuvendit mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve, para se Prokuroria të arrestojë deputetin Ervin Salianji.
Siç bën të ditur për “MCN live”, gazetari Mariglen Kume, ata e cilësojnë kërkesën për ekzekutim të vendimit si të paautorizuar nga Parlamenti dhe në shkelje kushtetuese.
Sipas tyre, po ndiqen procedura ekstraligjore, sepse Salianji është i vetmi ligjvënës që është gjykuar nga organet e juridiksionit të thjeshte e jo nga SPAK, sipas reformës së re të drejtësisë.
Kërkesa iu drejtua sot kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe ka të bëjë me dënimin me 1 vit burgim të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për "kallëzim të rremë", për dosjen "Babale", vendim i lënë në fuqi dje nga Apeli i Tiranës.
PD e cilëson vendimin të padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës, duke injoruar edhe Kuvendin. Ervin Salianji ka ardhur që mëngjesin e sotëm në selinë blu, para se Prokuroria të ekzekutojë vendimin dhe gjithashtu para mbledhjes së grupit të PD në orën 12:00.
PD e cilëson vendimin një akt hakëmarrës politik.
Sipas opozitës po ndiqen procedura ekstraligjore. Salianji është i vetmi ligjvënës pas reformës në drejtësi që gjykohet nga një organ i juridiksionit të thjeshtë pasi ndryshimet që u bën nga reforma në drejtësi, drejtuesit e lartë, deputet, ministra, etj, janë subjekt i SPAK, ndërsa kjo çështje është gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokuroria e Tiranë, ndërkohë do duhej ti kalonte SPAK pas reformës. Pra, këto janë argumente se pretendojnë drejtuesit e PD se janë të padrejta dhe të montuara politikisht, andaj edhe po kërkojnë që të mblidhet Këshilli i Mandatave dhe të merret vendim sa i përket anës procedurale dhe ligjore për të.



