
Ndoshta nuk ju kujtohet por, astrologët na paralajmëruan për 2020-n. Dhe tani po na paralajmërojnë për 2021-shin, por bashkë me to vijnë edhe disa këshilla që mendojmë se do të na nevojiten. Disa interpretues yjesh u pyetën për 4 çështjet më të rëndësishme dhe kemi një përgjigje se çfarë na pret.
Si do të jetë dashuria? Mund të shpresoj për ndonjë njohje të re apo për angazhime të tjera përtej lidhjes?
Saturni, planeti i angazhimit, është tek Ujori gjatë gjithë vitit, që do të thotë se duhet të bëhemi edhe më kreativ për mënyrën se si do të krijojmë lidhje. Është koha që të mendojmë për takime jashtë rrjeteve sociale, të bëjmë udhëtime, të ndjekim koncerte virtuale dhe aktivitete që lejohen në vend. Ditët më të rëndësishme për romancën janë 28 janari dhe 17 maji.
Po për paratë?
Një këshillë për financat: ruani para në fillim të vitit. Pasi kalon në prapavijë tek Dashi, planti Mars hynë tek Demi më 6 janar, duke iu ndihmuar që të fokusoheni tek llogaria bankare deri më 3 mars. Venusi zhvendoset tek Bricjapi ambicioz nga 8 janari deri më 1 shkurt, gjë që është një lajm i mirë për promovime dhe punë të reja. Por rimëkëmbja ekonomike globale nuk do të arrijë derisa Jupiteri të hyjë tek Peshqit më 28 dhjetor.
A do të jetë 2021-shi më lëmsh se 2020-ta?
Ndoshta? Këtë vit mund të presim më shumë trazira sociale, kriza klimatike dhe dëmtime të teknologjisë. Tingëllon e frikshme, por do të jemi pjesë e një kapitulli tjetër dhe kjo është një gjë e mirë.
A do të ketë ndonjë lajm të mirë këtë vit?
Po! Jupiteri do të lëvizë në një nga shenjat e tij të preferuara, Peshqit, më 13 maj, duke na dhënë një mundësi që të shërohemi emocionalisht dhe të rritemi nga traumat që kemi kaluar. Bëjeni veten gati për pranverën.



