Tesla ul shpenzimet, shkurton 10% të fuqisë punëtore

Tesla ul shpenzimet, shkurton 10% të fuqisë punëtore

Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me 10%, thënë ndryshe 14 mijë vende pune.

Në një email drejtuar punonjësve të raportuar nga agjencia Bloomberg, Elon Musk shpjegon se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit të roleve por mbi të gjitha nevojës për të ulur kostot.

“Ndërsa përgatitemi për fazën tjetër të rritjes sonë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shikojmë çdo aspekt të kompanisë për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin,” thekson Musk.

Duke iu referuar shkurtimeve të vendeve të punës, ai shkroi: “Nuk ka asgjë që urrej më shumë, por duhet bërë. Kjo do të na mundësojë të jemi inovativë dhe të uritur për ciklin e ardhshëm të fazës së rritjes.”

Lëvizja e raportuar pason një fillim të vështirë të vitit për prodhuesin e makinave elektrike, i cili humbi pritshmëritë e tregut me shifrat e shitjeve të tremujorit të parë.

Tesla tha se kishte bërë afërsisht 387.000 dërgesa për klientët në tremujorin e parë të 2024, duke i humbur pritshmëritë e tregut me rreth 13%. Kjo ishte rënia e parë e dërgesave në gati katër vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy