Mësues dhe nxënës të infektuar, pezullohet mësimi në shkollën “Irakli Terova”

Mësues dhe nxënës të infektuar, pezullohet mësimi në shkollën “Irakli Terova”

Shtimi i rasteve të të infektuarve me covid ka bërë që një prej shkollave profesionale të Korçës të pezullojë procesin e mësimit dhe ti drejtohet platformave online.

Shkolla e agrobiznesit “Irakli Terova” ku ndjekin mësimin 180 gjimnazistë do të funksionojë online deri më 28 janar.

Shkak është bërë infektimi i 4 mësuesve dhe sekretares së shkollës që kanë rezultuar pozitive dhe nuk mund të japin mësim. Simptoma të sëmundjes kanë shfaqur edhe 20 nxënës të kësaj shkolle.

Aktualisht, në shkollat e tjera të qarkut Korçë, mësimi vazhdon normalisht edhe pse deri më tani raportohen 30 mësues të infektuar dhe rreth 7 % e nxënësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy