Gjykata Administrative pa godinë të re, Rusta: Ngërçi i pronësisë bllokon investimin

Gjykata Administrative pa godinë të re, Rusta: Ngërçi i pronësisë bllokon investimin

Një situatë paradoksale po pengon zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Administrative, pasi projekti për zgjerimin e hapësirave dhe ndërtimin e një godine të re është bllokuar për shkak të një konflikti mbi pronësinë e truallit ku ndodhet institucioni.

 

Për MCN Live, gazetari Arsen Rusta bëri të ditur se problemi është diskutuar edhe në takimet e fundit institucionale, ku morën pjesë përfaqësues të Gjykatës Administrative, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë. 

 

Sipas tij, në këto mbledhje është miratuar projekti i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe periudhën pasuese, por një pjesë e rëndësishme e diskutimeve është përqendruar te mungesa e ambienteve dhe pamundësia për të realizuar investimet e planifikuara.

 

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Gjykatës dhe administrata drejtuese e Gjykatës Administrative, e përbërë nga gjyqtarë, kryetari i gjykatës, nëpunës civilë, përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe të Ministrisë së Drejtësisë, u mblodhën në një takim, ku u miratua projekti i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe për vitet pasuese. Në këtë mbledhje u diskutuan edhe projektet për pajisjen e gjyqtarëve me aksesorë dhe mjete pune, përfshirë kompjuterët, të cilët aktualisht mungojnë. Nga ana tjetër, një pjesë e rëndësishme e debatit u përqendrua te backlog-u, pra stoku i dosjeve, si edhe te mungesa e hapësirave fizike për ushtrimin e funksioneve të gjyqtarëve dhe magjistratëve.

 

Sipas gazetarit, problematikat që has Gjykata Administrative janë të ngjashme me ato që prekin sistemin gjyqësor në tërësi, ndërsa qytetarët vijojnë t’u drejtohen gjykatave për të kërkuar zgjidhje ligjore për konfliktet e tyre.

 

Rezulton se edhe Gjykata Administrative vuan të njëjtat probleme që prekin qindra mijëra qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa qytetarët i drejtohen gjykatës për të gjetur një zgjidhje, pasi kjo është rruga e duhur në një shtet demokratik – dhe jo përplasja, vetëgjyqësia apo zgjidhjet jashtë institucioneve – rezulton se vetë gjykata është e paaftë të zgjidhë një problem që lidhet me ekzistencën e saj.

 

Sipas tij, projekti për ndërtimin e ambienteve të reja është ndalur për shkak të paqartësive mbi pronësinë e tokës ku ndodhet godina aktuale e gjykatës.

 

Konkretisht, projekti për investimin dhe ndërtimin e hapësirave shtesë, si edhe i një godine të re për Gjykatën Administrative, është bllokuar si fizikisht, ashtu edhe juridikisht. Arsyeja është se pronësia e truallit ku ndodhet gjykata nuk është e qartë. Pra, rezulton se gjykata ekziston mbi një pronë që, me sa duket, ose ka një pronar tjetër, ose është prekur nga mbivendosja e pronësisë.

 

Për shkak të këtij ngërçi, institucioni nuk mund të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e procedurave të investimit, përfshirë marrjen e lejes së ndërtimit apo zhvillimit.

 

Për këtë arsye, institucioni nuk mund të pajiset me një vërtetim pronësie nga hipoteka, dokument i domosdoshëm për të vijuar me projektin dhe për të marrë lejen e ndërtimit apo të zhvillimit. Shkaku është pikërisht ekzistenca e dy pretendimeve pronësore mbi të njëjtin truall.

 

Për zgjidhjen e situatës, drejtuesit e Gjykatës Administrative i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, por deri tani çështja vijon të mbetet pa një zgjidhje konkrete.

 

Për zgjidhjen e kësaj situate, drejtuesit e gjykatës i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje. Në pamje të parë mund të duket si një situatë paradoksale apo edhe komike, por në fakt bëhet fjalë për një ngërç serioz juridik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy