
“Mister Fili” është bërë një nga personazhet më virale të TikTok-ut shqiptar, me videot e tij plot ironi e humor për jetën bashkëshortore dhe temat sociale të përditshme.
Prej vitesh në emigrim në Holandë, ai ndau për shikuesit e emisionit “Zgjohu me MCN” historinë e pasionit të tij për videot, si dhe suksesin që ato kanë arritur në mënyrë të papritur.
Në fillim nuk e bëra për famë.
Videot nuk janë të bazuara në jetën time reale, por më shumë janë frymëzim nga përditshmëria: ndonjëherë gruaja, ndonjëherë komshija apo e dashura e ndonjë kujt, gjithmonë me një sy kritik dhe me humor.
Në videot e tij, shpesh herë shfaqet bashkëshortja në rolin e “moderatores”.
Ai tregon se kjo ishte një zgjedhje simbolike, pasi ajo përfaqëson figurën e gruas në jetën e përditshme shqiptare.
Kam 19 vjet e 4 muaj që jam martuar, dhe sekreti i martesës në Holandë është i thjeshtë: kur flet gruaja, ti thua vetëm ‘po’.
Nëse një video prek një temë sociale, automatikisht bëhet virale.
Kjo nuk do të thotë që ishte qëllimi im. Unë kam dashur të përcjell mesazhe, të rikthej vlerat e kulturës sonë, madje kam bërë edhe video me filma të vjetër shqiptarë, por ato nuk kanë pasur aq shumë shikime sa videot e tjera.
Janë video të çastit. Sa marr kafen në dorë, më vjen një ide. Kam guximin për t’i bërë dhe nuk mendohem dy herë.
Mami më thotë ‘le nam’, kurse gruaja më përkrah.
Unë bëj humor dhe them të vërtetën me të qeshur.



