Një konflikt mes dy personave ka përfunduar tragjikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Cikallesh të Kavajës.
Sipas policisë, rreth orës 09:40, në fshatin Cikallesh, pas një konflikti me mjete të forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç.
Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



