
Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, kanë shkaktuar “tërmet” përgjatë ditëve të fundit.
Lidhur me gjuhën e përdorur se fundmi nga analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se sjella e Metës lë shumë për të dëshiruar por ai ngriti pyetjen se kush është për në Spital 5, Meta apo Edi Rama?
Këtë që kemi parë të bëj Ilir Meta nuk janë normale, nuk janë normale edhe për njeriun e zakonshëm , jo më për nje politikan të rangut të tij.
Pamë sot gjithë ambasador se si si flet e si sillet ai, por në një nga këto ditët që Meta bënte shpërthimet e radhës, unë pashë një intervistë që jepte Edi Rama, në Paris dhe që thoshte që’ si të mëdhenjtë e kësaj bote pyesin Edi Ramën për vendimmarrje’.
Tani kush është më për spital 5 , ky mi tra apo ai që thitë që mëdhenjtë e botës më pyesin mua, apo të dytë bashkë.
Këtu as nuk është as normaliteti i parë as i fundit.
Nëse duam të bëjmë analizë politike, duhet ta heqim barrën e analizën psikologjike.



