Fico: Nuk e kemi ruajtur tokën, qarkullimi bujqësor nuk bëhet fare

Fico: Nuk e kemi ruajtur tokën, qarkullimi bujqësor nuk bëhet fare

Fatos Fico, ekspert i zhvillimit rural, thotë se mosfinancimi i bujqësisë në nivelet e duhura do të sjellë kosto te konsumatori, por edhe te vetë toka.

Nuk duket gjë e mirë ulja e buxhetit për bujqësinë. Shpërndarja nuk është e keqe. Janë rritur fondet për kullimin dhe ujitjen. Fermerët shpesh përdorin pesticide dhe lëndë kimike mbi normat e lejuara. Përdoren edhe lëndë të ndaluara, për shkak të mungesës së investimeve dhe përkrahjes financiare.

Fico tha se toka bujqësore në Shqipëri nuk është ruajtur dhe pasojat do të duken me kalimin e kohës.

Jemi larg BE sepse dy politika ka pasur të përbashkëta: politikën e çelikut dhe politikën e përbashkët bujqësore. Politika e përbashkët bën të mundur standarde jetese, jo vetëm kushte. Toka është pasuri e papërsëritshme. Po u përdor keq, për ta rikthyer duhen vite të tëra. Detyrë tjetër e fermerit dhe politikës është të ruajë tokën. Ne nuk besoj se e kemi ruajtur. Pasojat nuk duken tani, por do të vijë një moment që do të dalin. Qarkullimi bujqësor nuk bëhet fare në Shqipëri. Nuk mund të mbjellësh grurë çdo vit. Nuk mund të prodhosh domate 10 vjet rresht në serrë. Do përdorësh pesticide. Fondet bëjnë të mundur të sigurohet jetesa e fermerëve kur tregu nuk funksionon. Marrim rastin e grurit. Ka mbetur pa shitur. Gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria është t’ua blejë grurin. BE ka mekanizma të veçanta për këtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy