
Trupat e huaj në rrugët e tretjes, dhe sidomos ato në rrugët ajrore, janë ndër urgjencat më të rëndësishme dhe jetëkërcënuese për fëmijët, si dhe një shqetësim i madh për prindërit dhe personelin mjekësor.
Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN,” mjeku otorinolog pranë QSUT-së, Klevis Thomai, shpjegon hapat kryesorë që duhet të ndjekin prindërit në raste urgjencash madhore dhe shenjat e para që paralajmërojnë se fëmijët mund të kenë gëlltitur trupa të huaj.
Në praktikën ORL, shumë të shpeshta janë raste me trupa të huaj. Ai është një trup organizma të vet ose jashtë organizmit që ngelin në një vend që nuk duhet të ngel.
Kjo është nga ato raste me trupa të huaj me të gjitha rastet Orl, dukje filluar nga veshi, hunda, gojë, bajame, siç janë halat, dhe duke vazhduar te ezofagu, trupat që kalon ushqimi, ose akoma më keq te rrugët e poshtme të frymarrjes, siç janë trakeja, laringu dhe bronket.
Disa nga raste janë emergjente, dhe shqetësuese për prindërit, dhe që ose janë raste të përsëritura dhe traumatike.
Mjeku ORL, numëron disa nga trupat e huaj të mundshme të cilat futën te fëmijët në vesh, hundë e ezofagë.
Thomai tregon një rast konkret, ku një farë qershie kishte ngelur te një fëmijë dhe ky trup i huaj iu hoq pas 30 vitesh, duke u thyer dhe nxjerrë bërthamën e tij.
Si trupa të huaj në vesh mund te përmendin, lodrat në vesh, pambuku, farat e ndryshme dhe insektet, të gjithë këto nuk përbejnë rrezik në jetën dhe për vet veshin. hiqen kollaj edhe te mjeku orl i poliklinikës, dhe në raste të veçanta kërkon edhe anestezi lokal kur është fëmija i vogël.
Në raste se rrinë shumë trupi i huaj në hundë e izolon vet organi përmes disa sekrecioneve dhe e izolon si guacë kalciumi që pastaj me kalimin e viteve zmadhohet dhe në rastin konkret ishte një fare qershie që i kishte ngelur një zotërie kur ishte i vogël dhe për shkak të vendodhjes dhe me vite i kishte krijuar një hapësire si gur i madh që i zinte gjithë hapësirën e hundës, që hynte nëpër hyrjet e sinuseve dhe u kujtua pastaj ta heq pas 30 viteve, e hoqëm duke thyer gurin dhe doli bërthama.
Monedhat janë të rëndomta te fëmijët, por nuk përbejnë rrezik për ezofagun. Të rrezikshme janë trupat e huaj perforativ, shpues, siç janë pineska, proteza me tel, kemi pasur raste paramanda, bateritë si petë, se ato janë të rrezikshme që shkrijnë ezofagun dhe shpohet nga kemikatet dhe është një patologji me rrezikshmëri deri në vdekje.



