Një “tapet” i madh plehrash mbulon lumin Drina në Bosnje, “Sky News”: Ballkani ka mbetur pas!

Një “tapet” i madh plehrash mbulon lumin Drina në Bosnje, “Sky News”: Ballkani ka mbetur pas!

“Sky News” i ka kushtuar një artikull lumit Drina në Bosnje-Hercegovinë që është kthyer në një grumbull të madh plehrash pas përmbytjeve dhe vërshimeve. Një “tapet” i madh mbeturinash shtrihet në të gjithë gjerësinë e ujit.

Tonelata me shishe plastike, fuçi të ndryshkura, goma të përdorura, pajisje shtëpiake, drurë dhe mbeturina të tjera janë grumbulluar në lumin i cili gjarpëron nëpër kodra pyjore.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe moti jashtëzakonisht i ngrohtë gjatë javës së kaluar kanë bërë që shumë lumenj dhe përrenj në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi të vërshojnë, duke përmbytur zonat përreth dhe duke detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që zona mbushet me plehra, me të njëjtën situatë të ndodhur në vitin 2021, duke rrezikuar ekosistemin vendas dhe shëndetin e njerëzve.

Tre vjet e gjysmë luftë brutale në vitet 1990, e cila la 100,000 të vdekur, e ka lënë Ballkanin të mbetet prapa Europës si nga ana ekonomike, ashtu edhe mjedisore, shkruan “Sky News”.

Media në fjalë shkruan se pavarësisht kërkimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe miratimit të disa ligjeve dhe rregulloreve të BE-së, vendet e rajonit kanë bërë pak përparim në ndërtimin e sistemeve efektive dhe të shëndosha mjedisore të depozitimit të mbetjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy