Policia e Portit të Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e së dielës 700 kg lëndë narkotike. Droga ishe fshehur në një kamion që transportonte mallra për fasonerinë me destinacion Italinë. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës së fasonerisë.



