Prifti: Kanë ndryshuar kostot e logjistikës jo çmimet, kreativiteti në restorante zgjidhja për të përballuar krizën

Prifti: Kanë ndryshuar kostot e logjistikës jo çmimet, kreativiteti në restorante zgjidhja për të përballuar krizën

Eksperti i ekonomisë Rezart Prifti nga studio e lajmeve në ‘MCN Economy’ ka deklaruar se kostot e rritura biznesi do i shkarkojë tek konsumatori ashtu siç ndodh gjithmonë.

Ai tha se inflacioni ka rreth një vit që është rritur dhe se kreativiteti në restorante do të ishte një zgjidhje për të përballuar këtë kohë krize. Sipas Priftit ajo që ka ndryshuar janë kostot e logjistikës dhe jo çmimet e produkteve.

Si gjithmonë do e delegojë tek konsumatori, do shkarkojë te konsumatori. Gjithë kjo ide e rritjes së çmimit janë disa faktorë, por duhet të bazohemi dhe te ajo që ekonomia është pritshmëri. Tregu operon me pritshmëri psikologjike. Ka pasur një inflacion që ka një vit që po përgatitet dhe ne si gjithmonë si dëgjojmë këmbanat kur bien. E para kjo industri që po flasim është logjistika që e marrin efektin zinxhir. De fakto një kuti kosi kushton 8 cent koston e tjera janë shtesa, de facto nuk kanë ndryshuar çmimet e produktit por kostot e logjistikës. Prandaj them se kostoja e prodhimit vjen domino. Sa i përket lokaleve ka dhe diçka tjetër Shqipëria ka operuar për një kohë të gjatë në marzha globale që do të thotë produktet që janë shërbyer mbajmë shërbime të ulëta sepse i marrim me cilësi të ulët, që nga kafja alkoolet etj etj, nuk mund të presësh kafe 50 lekë diçka nuk shkon në atë mes.

Më tej ai theksoi se ky inflacion i pa pritshëm shkaktoi një revolucion në treg sepse ata do ti përgjigjen me çmimin e rritjes së produktit këtij tregu.

Në vendin tonë kemi ofertë me cilësi të dobët, nga sallata te mishi. Agroturizmi ka një avantazh me këtë se një kuzhinier i mirë me pak talent shet 50 euro një tavolinë me pak produkte. E di qe është proces optimizmi ky të ulësh kostot për të pasur të njëjtat rezultate, por është e vetmja mundësi për të përballuar këtë krizë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy