Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi thotë se protesta nuk po arrin të shkojë te Edi Rama dhe nuk ka për të arritur, dhe kjo sidomos pas asaj listës firmëtare dhe asaj liste me pika.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se pikat ishin të gjitha marrëzira dhe se e vetmja pikë politike, është kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës.
Është një listë idiote, kushdo që e ka bërë nuk e ka haberin fare nga shteti. Protesta elementin e saj më të bukur kishte spontanitetin.
Protestat vijnë për interesa, por patëm një moment që shyqyr që e hoqi fokusin nga toka në Zvërneci dhe u kthye në protestë për shprehje dufi. Dufi në faktin që nuk të konsideron njeri fjalën në asnjë lloj instance.
Të gjithë ata që shprehen në këtë një muaj të nxehtë qershori, kanë shprehur dufin ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës. Iu kanë shkruar ambasadorëve këta me këto pika, o zot çfarë turpi!
Nuk shoh ndryshime të asnjë lloj forme, përveç ndonjë lëvizje strategjike tek-tuk. Tema e tokave prek Kadastrën, Kuvendin.
Të kuptosh se cili person në administratë çedon është shumë e vështirë dhe nëse do ketë reformë, do jetë shumë e vështirë.
E vetmja pikë politike që është thënë në protestë, është kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës. Tirana 2026 është Tirana më e bukur gjatë këtyre viteve.



