Vjosa Osmani, presidente në detyrë dhe kryetare e Parlamentit të Kosovës me maskën që mban dy stemat e Kosovës dhe të Shqipërisë, u prit nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në fjalën e saj në kuvendin shqiptar, ajo u shpreh se Shqipëria ka qenë ëndrra e tyre.
‘Faleminderit. Është kënaqësi e veçantë që të bëj këtë në shtetin e shqiptarëve që ka dhënë kaq shumë për kulturën. Nder i madh të flas si për vendin tim. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe motrave tona, është atdheu i përbashkët, vatra që ëndërronim të jetonim. U bë vatra jonë, që na mbajti gjallë ne dhe shpresën për liri. Ju jemi mirënjohës përjetë. Sot kur unë gjindem para jush, lidhjet shpirtërore po thellohen. Shqipëria dhe Kosova rrjedhojë e aleancave të fuqishme. Po ecin krah njëra-tjetrës. Sot duhet të kujtojmë të kaluarën e përbashkët, se këtu na solli sakrifica e një popullli të tërë. Sot, do të flas me këtë gjë dhe do të kërkoj që historia e Kosovës të mbahet mend dhe të rikujthet që t'ia njohim vlerën. Pavarësia e Kosovës ka vulosi fatin tonë dhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah. Këtë rrugëtim ne e bëmë me miqtë tanë. Qëndruan krah nesh që nga dita e parë e çlirimit. Si e para grua në detyrë, dua të thërras gratë që t'i ndjekin synimet e tyre e se ëndrrat mund të njehsohen. Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duhet dhe ku e meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër, edhe Kosova edhe Shqipëria do të jenë aty ku e meritojnë kur 50 % të jetë aty ku duhet. Vullneti i shqiptarëve të realizohet. Të kujtojmë 13 mijë të rënët për liri. Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur, do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj, Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë", u shpreh Osmani.
Ajo ftoi Kuvendin e Shqipërisë që t'i bashkohet nismës së Kuvendit të Kosovës që të marrë qëndrim për krimet e Serbisë në Kosovë.
“I kam bërë thirrje Kuvendit të nderuar që t'i bashkohet Kuvendit të Kosovës, që t'i bashkohet nismës së rezolutës kundër gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës. T'i bashkojmë përpjekjet tona në drejtim të drejtësisë, çdo përfaqësues shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, të kërkoj drejtësi për viktimat që i shkaktoi Serbia”.
Në fjalën e saj, Osmani kërkoi që mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ketë një tra që i ndan.
Ajo u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës si dy motra, që nuk kursejnë asgjë për njëra-tjetrën.
“Ti qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra që nuk kursejnë gjë për njëra tjetrën. T'i bashkojmë forcat në Kosovë e Shqipëri kundër zërave të urrejtjes. Që e vërteta të mos përmbyset para syve tanë. Është vetëm një e vërtetë që ka ndodhur para syve të gjithë botës: Që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, shtoi presidentja.
"Rinia brilante në Shqipëri dhe Kosovë janë potenciali më i madh dhe detyra jonë është t'i mbështesim. Të punojnë bashkë të gjithë, si dy shtete, si populli më paqedashës.
Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë.
Eruditi ynë i madh Faik Konica përmbledh më së miri kur thotë: 'të përpiqemi me të gjitha forcat tona të ndalojmë shqiptarët për dashurinë për individin. Ato duhet të duan Shqipërinë'.
Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera znj. Osmani.



