“Pjesëmarrje e ulët në primare”, Kalemaj: Këlliçi mori vetëm 4 mijë vota. Alimehmeti ka bërë kalkulim politik (VIDEO)

“Pjesëmarrje e ulët në primare”, Kalemaj: Këlliçi mori vetëm 4 mijë vota. Alimehmeti ka bërë kalkulim politik (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, duke analizuar primaret në PD, theksoi në MCN Live se numri i votuesve ka qenë i ulët.

Kalemaj tha se doktor Alimehmeti mund të ketë bërë një kalkulim politik, dhe mund të jetë një kandidat i mundshëm për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Në rastin e problematikës së këtyre primareve, ka pasur shumë vend për debat. Pala tjetër s’bën zgjedhje fare dhe ky është argument i vlefshëm. Në Tiranë gara reale u bë, sa i përket pjesëmarrjes së simpatizantëve kjo është një thikë me dy tehe. Në SHBA votojnë votuesit e regjistruar, ata kanë sistem tjetër, ku partitë janë elektorale dhe jo me anëtarësi të rregullt si në Evropë. Në Shqipëri kishte shumë skeptikë që thoshin do vijnë me autobus votuesit socialistë të zgjedhin kandidatin më të dobët. Nuk pamë masivitet të votuesit socialist, për shkak të verifikimit nga degët. Mund të ketë pasur tek tuk, por s’qe fenomen masiv. Kishte mungesë të pjesëmarrjes. Këlliçi mori në gjithë Tiranën 4 mijë vota. Alimehmeti pretendohet të sillte një pjesë të votës gri, të lëkundur.  Unë mendoj që s’duhet gjykuar në mënyrë kaq të ashpër opozita dhe dyshja e Tiranës. Në SHBA ndodh rëndom, Biden iu bashkëngjit Obamës si zv.president, McCain ka bërë të njëjtën gjë. Ai ka bërë një kalkulim politik, që ai është pjesë e biletës fituese dhe bashkohen votat, ndryshe s’ka asnjë shans përballë kandidatit në pushtet. E dyta thotë që është një kandidat për deputet i mundshëm, për shkak të risisë, votave që mori. Mendoj që është kalkulim racional. Politika racio është në fund të fundit. Sa vota kanë marrë të gjithë këta bashkë? 8 mijë vota, ku janë votat e demokratëve?!”

Nëse thua që këta vjedhin votën, manipulojnë votën dhe thua që emigracioni ndikon te anëtarët aktivë të PD, janë alibi që ia ke dhënë kundërshtarit që në fillim të ndeshjes. PD duhet të ngjall besim qoftë të simpatizantëve dhe votuese. Këta 44 mijë anëtarët janë 1/10 e votuesve të mundshëm të PD. Kur themi që për Këlliçin kanë votuar vetëm 4 mijë dhe gjithë kandidatët 8 mijë, tregon që PD s’është asgjëkundi në atë që duhet të bëjë si front i përbashkët opozitar ndaj partisë në pushtet”.

Kalemaj tha se Këlliçi dhe Alimehmeti po dalin si një biletë e përbashkët fituese në PD.

Ai vuri në dukje se gjasat janë që Alibeaj të nxjerrë kandidatë në 61 bashki, që sipas tij prishin punë, sado vota të marrin.

Ka dy anë të medaljes, uron ai që i përket spektrit opozitar që të gjendet gjuha e marrëveshjes, por Berisha dhe Alibeaj s’po bëjnë asnjë përpjekje për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Edhe festa që bën të ndarë dhe mesazhet që ata dhanë...Prirja është 99 për qind që të nxjerrë kandidat në 61 bashki, që absolutisht prishin punë. Duhen 165 mijë vota. Një mijë vota ta zëmë i ka ai fraksioni i PD?! Sikur dy mijë, 5 mijë vota natyrisht prishin punë. Ashtu siç prish punë Duka që ka thënë do dalë i ndarë, edhe Mediu që ka bërë deklarata që shprehin asnjanësi. Të dy palët do ta përdorin si alibi, nëse humbin zgjedhjet”.

Duke folur mbi sulmin me grusht ndaj Berishës, Kalemaj tha:

Debati është bërë, ose në linjat e individit se çfarë do ndodhte nëse do kishte një armë. Më duket debat banal, sepse para disa muajsh u vra kryeministri i Japonisë. Janë vrarë 3 presidentë amerikanë. Ndoqa një intervistë të shokut të ngushtë, që thoshte se ky person njihej si spiun në lagje. Nuk mendoj se është akuzë pa bazë e kreut të opozitës. Nëse fijet të çojnë deri te Rama, gjë që unë s’e besoj, çështja është a do t’i interesonte...Ai mund të jetë paguar nga njerëz që kanë interesa të caktuara, është përdorur si marionetë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy