Një murgeshë kolumbiane e rrëmbyer nga islamistët në Mali katër vjet më parë është liruar.
Gloria Cecilia Narváez u mor peng në vitin 2017 ndërsa punonte si misionare në Koutiala, rreth 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Bamako.
Fotografitë e postuara nga presidenca maliane të shtunën treguan takimin e murgeshës françeskane me presidentin e përkohshëm Assimi Goita, të veshur me rroba të verdha dhe shami.
Nuk është e qartë nëse është paguar një shpërblim për të siguruar lirimin e saj.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e presidentit tha se lirimi i saj erdhi pas më shumë se katër vjet e gjysmë "përpjekje të kombinuar të disa shërbimeve të inteligjencës".
Gjithashtu vlerësoi "guximin dhe trimërinë" e Motrës Gloria.
Kryepeshkopi Zerbo i tha agjencisë së lajmeve AFP se zonja Narváez tani do të udhëtoj për në Romë.



