Gjoka: Tirana, qytet i rrezikshëm për fëmijët. 1 në 4 astmatik për shkak të ajrit të ndotur

Gjoka: Tirana, qytet i rrezikshëm për fëmijët. 1 në 4 astmatik për shkak të ajrit të ndotur

Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, thotë se ajri i ndotur në Tiranë shkakton dëme në shëndetin e një të katërtës së fëmijëve. Në studion e Të Paekspozuarit, përmes Skype-t, Gjoka tha se pavarësisht nuk ka alarm të ngritur nga mjekët, një në katër fëmijë në kryeqytet diagnostikohet me astmë.

Pikëvështrimet mbi mjedisin mund të jenë të dnryshme, por rëndësia që ka mjedisi është universale. Mënyra se na e kthen mbrapsht atë që i bëjmë, nuk pyet se kush është i pasur e kush i varfër. M’u desh të lëvizja nga Tirana sepse ishte kthyer në një qytet të vështirë për të jetuar, sepse kam dy fëmijë. Një në katër fëmijë sot është me astmë, mjekët alergologë nuk dalin ta thonë. Një nga arsyet është ndotja e qytetit.

Kur gjatë Covidit për të justifikuar masat u përdor ISHP për të treguar incidencën, pse ky institut raporton asgjë mbi gjendjen e shëndetit mjedisor. I vetmi rreth ku kam arritur të marr të dhëna ka qenë ai i Beratit. Por për rrethe të tjera, nuk ka të dhëna fare. Në këtë apsket, Tirana listohet në vendet e fundit sa i takon cilësisë së jetës. Përqendrimi i dioksidit të azotit ka rritje konstante. Janë të paktën 280 mijë banorë që jetojnë në hot-spote.

Nuk është 0.7 metër katror për banor gjelbërimi, por është 0.17 metër katror për banorë. Këto 60 hektarë të 10 viteve të fundit janë parqe, ish-fusha sporti që i janë hequr Tiranës.

Grupmosha 2-8 vjeç në Tiranë. Cili prind e lë vetëm të shkojë në shkollë apo të luajë në hapësirat urbane.  

Një grup tjetër, ata që janë me ndihmë ekonomike apo sociale. Ata që kanë sëmundje kronike. Këta jetesa në Tiranë ua përshpejton rrugën drejt vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy