Braçe: Ka kartele në bujqësi, gruri sot çështje e sigurisë kombëtare

Braçe: Ka kartele në bujqësi, gruri sot çështje e sigurisë kombëtare

Deputeti i PS Erion Braçe foli në emisionin “Arnautistan” për kartele që diktojnë çmimet në bujqësi. Braçe tha se ka një informalitet katastrofik në sistemin e përpunimit në bujqësi.

Për këto gjëra flitet kudo, në ambientet tona të partisë, qoftë sy më sy me kryeministrin dhe ministrat, apo në publik siç ndodhi në Parlament. Kërkoj që institucionet të lëviz, por askush që s’lëviz. Këta që janë në tregun e inputeve bujqësore nuk kanë lidhje me qeverinë, kanë lidhje me politikën. Janë favorizuar këta që fitojnë shumë para, në kurriz të bujkut. Ky që zotëron 60 për qind të tregut deklaron një xhiro që shkon në 60 milionë euro në vit. Ai tjetri deklaron një xhiro më të vogël. Duopol. Këta nuk shesin vetëm me pakicë. Diktojnë edhe çmimet e 9 të tjerëve që kanë krijuar një shoqatë që funksionon si kartel, që përcakton çmimet. Mjafton të marrësh një deklaratë doganore, me sa ka ardhur çmimi i uresë dhe sa del nga dogana. Nuk mund të fitosh 40 mijë lekë në 1 kuintal pleh. Tani e kuptoj, por para lufte. Përtej faktit që s’ka konkurrencë, ka edhe abuzim. Mungesa e reagimit të acaron, të duket vetja i pavlerë. Ka një informalitet katastrofik në sistemin e përpunimit në bujqësi. Rrejti i grumbulluesve që funksionon si kartel përcakton çmimin. Ajo që më tmerron është që po emigrojnë edhe njerëz që janë mirë, që kanë ekonomi, 6-7 dynym serë. Ka vajtur 800 lekë të reja dengu me jonxhë”.

Deputeti socialist theksoi se sot të mbjellësh grurë del me humbje. 

Jam munduar t’ia shpjegoj edhe ministres që sot gruri sot është çështje e sigurisë kombëtare. Grurin sot e kemi në parcela”.

Në fund të intervistës së tij Braçe foli mbi diskutimet në Parlament duke u shprehur :

Ministria ndërtoi një fjali afirmative që më lëndoi, tha që s’është e lehtë të çosh para te bujku, pse nuk është e lehtë. Pse te të tjerët qenka e lehtë dhe te të tjerët e vështirë”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy