Gara brenda PD, Kadilli: Basha nuk ka këllqe për drejtimin e partisë, fshihet pas gishtit (VIDEO)

Gara brenda PD, Kadilli: Basha nuk ka këllqe për drejtimin e partisë, fshihet pas gishtit (VIDEO)

Kandidati i vetëshpallur për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV komentoi lidhur me mbledhjen me forumet më të larta, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar e mbajtur një ditë më parë. Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, Kadilli u shpreh se debati mes atyre të dyve ishte civil ku sipas tij u thanë të gjitha gjërat e domosdoshme ndërsa insistoi te dorëhqja e parevokueshme e Bashës.

Mbledhje me tone të larta nuk kanë pasur. Debati ishte mes ne të dyve debat civil, por duke i thënë të gjitha gjërat e domosdoshme dhe arsyet pse unë i kam kërkuar dorëheqjen e parevokueshme. Një kryetar që ka konsumuar 8 vite dhe nuk ja ka dalë duke ardhur me një rezultat negativ është e nevojshme ti hapë rrugë një ndryshimi. Ne nuk e ndryshojmë dot Edi Ramën por mund të ndryshojmë veten. Nëse shpresojmë se Rama do na dhurojë pushtetin kemi dalë nga misioni ynë. Basha nuk shpëton dot që po e mbron Edi Ramën. PD duhet të rri brenda sistemit që ka krijuar vetë, është sistemi më i mirë dhe jemi kampion. Edi Ramën me protesta e rrëzon populli jo ne. Populli del kur të beson.

I pyetur si e mbrojti Basha veten në mbledhje pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Kadilli tha se përmendi disa qasje që nuk i pranon dhe sipas tij s’ka pse i duhen.

Zgjedhjet i grabitën, votat u blenë, këto janë gjëra që dihen për mua nuk mund të qeverisim me fokus ne jemi të dytët por do bëhemi me të tretin për t’ja kaluar të parit. Ngjarja e djeshme ishte një provë tjetër e pazotësisë së Bashës për të marrë drejtimin e pushtetit. Kur brenda oborrit ti fshihesh pas gishtit trukon të vërtetat e tua, përdor çdo gjë për ti hedhur hi syve demokratëve, ti dorëhiqu se nuk ke këllqe ta bësh këtë punë, nuk të besuan shqiptarët. Do ishte bërë më mirë me dorëheqje të parevokueshme të kryetarit.

Në fund ai tha se projekti i tij është një PD e pastër e hapur dhe fituese, ndërsa për një influencë të Berishës brenda PD ai shtoi se ai nuk është më kryetar i PD dhe dha modelin më të mirë për Bashën sot.

Kam punuar shumë me të por ai nuk është më kryetar i PD dhe dha modelin më të mirë për Bashën sot. Ai diti të largohej nga partia. Berisha nuk është shprehur pas zgjedhjeve, ndoshta nuk do të përzihet. Ka influencë e kuptoj, por unë jam në garë për të krijuar një PD të shek.XXI. Nëse do hynin në garë shumë persona do ishte shumë e bukur si garë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy