BE krijon qendër energjetike në Poloni për furnizimet në Ukrainë

BE krijon qendër energjetike në Poloni për furnizimet në Ukrainë

Bashkimi Europian ka filluar të krijojë një qendër në Poloni për furnizimin me pajisje energjetike në Ukrainë.

Një lajm i tillë u bë i ditur të premten nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një deklaratë, pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Komisioni Europian po punon për krijimin e një qendre energjie në Poloni për të siguruar mbledhjen e granteve nga palët e treta, veçanërisht nga partnerët nga vendet e G7, dhe për të siguruar dërgimin e koordinuar të ndihmës për Ukraina.

Von der Leyen tha se Komisioni Europian u është afruar kompanive të energjisë në vende të ndryshme për të siguruar pajisje të tensionit të lartë, duke përfshirë më shumë transformatorë automatikë, dhe po koordinon me partnerët për t’i dorëzuar ato në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Tass.

Ditën e mërkurë u shpall një alarm ajror në të gjithë Ukrainën, i cili zgjati më shumë se dy orë. Sipas Ministrisë së Energjisë së vendit, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës energjetike, shumica dërrmuese e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.

Të tre termocentralet bërthamore nën kontrollin e Kievit, u shkëputën gjithashtu në mënyrë urgjente nga sistemi i energjisë. Përveç kësaj, shumica e termocentraleve dhe hidrocentraleve u çaktivizuan përkohësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy