Dhunë ndaj bashkëshortes dhe thyerje të masës së sigurisë, arrestohen dy persona në Shkodër

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe thyerje të masës së sigurisë, arrestohen dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale D. Gj., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu ka rënë në prangat e policisë dhe 23-vjeçarin A.L. pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj. 33 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy