
Prej më shumë se tre dekadash, tregtarët ambulantë në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës shesin në trotuar, në mungesë të një tregu të përshtatshëm. Bashkia ka nisur zbatimin e një projekti për ndërtimin e një tregu të ri, por ai do të ketë kapacitet vetëm për 10 tregtarë, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e përzgjedhjes së tyre.



