Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër personi në 24 orët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë nga 1407 testime të kryera, janë zbuluar 495 qytetarë të infektuar.
Rastet e reja janë: 113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.
Janë 3781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 62 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria apelon që nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika 20 Gusht 2022
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 437
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1407
Testime totale 1,950,326
Raste pozitive 324,590
Raste të shëruara 317,233
Raste Aktive 3,781
Humbje jete 3,576



