​Përfundon numërimi i votave/ 21 komuna në Kosovë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj (VIDEO)

​Përfundon numërimi i votave/ 21 komuna në Kosovë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj (VIDEO)

Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të 38 komunave.

Pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ ka filluar menjëherë me numërimin e votave dhe procesimin e tyre. Deri më tani janë numëruar 99.8 për qind e votave.

Nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, në këto zgjedhje kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë apo të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 42.50 për qind e qytetarëve.

KQZ-ja tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në shumicën e komunave.

Komunat tjera ku ka përfunduar numërimi i votave janë Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Novovërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Shtërpca, Suhareka, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e veriut.

Sipas rezultateve preliminare në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. 

Qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Fituesja e këtij rundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj e në Han të Elezit.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.

Kurse, fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.

Ndërsa, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.

Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit.

Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh.

Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy