Personat që vijnë nga Italia ndalohen të hyjnë në Austri, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Përjashtim do të bëjnë vetëm ata persona të cilët janë të pajisur me çertifikatë mjekësore.
BBC shkruan se pas vendimit të qeverisë italiane për të kufizuar udhëtimet në të gjithë vendin, kancelari Sebastian Kurz tha se austriakët që ktheheshin nga Italia, do të duhej të izoloheshin për dy javë.
Austria, deri më tani, ka raportuar 158 raste të infektuar me Covid-19.
Kancelari deklaroi se numri është ende shumë i ulët, por sëmundja ishte vdekjeprurëse.



