Vrasja në Bathore/ “Miraldi ishte djalë i vetëm. Pasi u kthye nga Anglia, u mbyll në vetvete”

Vrasja në Bathore/ “Miraldi ishte djalë i vetëm. Pasi u kthye nga Anglia, u mbyll në vetvete”

Mirald Metallari ishte një djalë i qetë dhe që nuk përfshihej kurrë në sherre. Por pak ditë më parë, gjatë një konflikti të çastit me babain e tij në shtëpinë e tyre në Bathore, mori armën dhe e vrau të atin e plagosi nënën.

Të afërmit e familjes Metallari e përshkruajnë 22-vjeçarin si një njeri të qetë, por që pas kthimit nga Anglia ishte mbyllur në vetvete.

“Miraldi ishte djali i vetëm i Miftarit. Asnjëherë nuk ishte ankuar për të dhe as ne nuk kishim dëgjuar ndonjëherë që ai të kishte shfaqur shenja agresiviteti. Ishte djalë i qetë, nuk bënte debate e sherre asnjëherë me njeri. Që pasi u kthye nga Anglia u mbyll edhe më shumë në vetvete, por asnjëherë nuk na e merrte mendja që mund të arrinte deri këtu. Jemi të gjithë të shokuar nga ajo që ka ndodhur”, shprehen disa prej familjarëve të viktimës për gazetën “Panorama”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy