Shkak për stokun e produkteve bujqësore duket se është mungesa e tregut dhe konkurrenca me prodhimet e importit. Kjo për faktin se çmimet e produkteve që vijnë nga shtetet fqinje si Serbia e Maqedonia janë më të lira për shkak se bujqësia subvencionohet nga shteti, ndërsa fermerët tanë përballen me çmime të larta të plehrave kimikë e farave.



