Irani ka arritur të prangosë disa persona të cilët akuzohen për vrasjen e shkencëtarit më të mirë të vendit Mohsen Fakhrizadeh.
Sipas një këshilltari të parlamentit iranian, i quajtur Husein Amir Abdollahiani, nuk do të jepen më shumë detaje për të arrestuarit përse arsye sigurie. Gjithsesi ai u kujdes të thonte se autorët e krimit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.
Husein Amir Abdollahiani përsëriti edhe njëherë atë që Irani ka deklaruar më herët se në këtë vrasje i përfshirë është edhe Izreaeli pavarësisht se këta të fundit as e kanë mohuar, por as e kanë pohuar.
Shkencëtari, Mohsen Fakhrizadeh, u vra afër Teheranit në 27 nëntor. Fillimisht autoritetet iraniane dhanë informacione kontradiktore, por më pas u mësua se shkëncëtari po udhëtonte me një kolonë në qytetin Absard.
Ditën e atentatit, ministria e mbrojtjes tha se kishte një përplasje me armë midis truprojeve të Fakhrizadeh dhe disa të armatosurve. Një raport iranian citoi gjithashtu dëshmitarët të thoshin se "tre deri në katër" atentatorë ishin vrarë.



