Tension në Këshillin Bashkiak të Himarës. Një situatë e tensionuar është krijuar sot gjatë mbledhjes ku do të miratohej plani i përgjithshëm vendor. Njerëz të grupmbulluar nga përfaqësues të Omonias, hynë me forcë duke tentuar të prishin mbledhjen.
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i tha Orës se mbledhja e Këshillit Bashkiak u prish nga përfaqësues të Omonias.
“Sot ishte parashikuar mbledhja e këshillit bashkiak për të kaluar planin e përgjithshëm vendor, një mbledhje normale e këshillit. Përfaqësues të OMONIA-s, të organizuar nga kryetari i OMONIA-s, Alfred Beleri së bashku me Neranxin, me njerëzit e tyre, u futën me forcë duke prishur mbledhjen e këshillit.
Ne njoftuam policinë e rendit dhe kemi marrë të gjitha masat se çfarë ndodhi aty. Këshilli bashkiak nuk kishte filluar mbledhjen. Anëtarët e PBDNJ-së ishin aty. Ata u futën me forcë dhe penguan zhvillimin e mbledhjes, duke sharë dhe ofenduar. Duke ofenduar vazhdimisht pjesëtarët e grupit të punës. Ne u detyruam të ndërpresim mbledhjen”, tha ai.



