Për juristin Jordan Daci, 3 vendimet e Gjykatës Kushtetuese në muajin janar, ai për studentët e mjekësisë, projektin e Skavicës dhe marrëveshjen për emigrantët ndikojnë drejtpërdrejtë në identitetin kushtetues të vendit.
Për emisionin “FactCheck”, Daci tha se lidhur me “Skavicën” ka një vendimmarrje ku gjykata bën një lloj interpretimi me karakter riparues.
Për mua ishin 3 vendime deçizive që ndikojnë drejtpërdrejtë në identitetin kushtetues të një vendi. 3 vendime që ishin test i jashtëzakonshëm i vështirë që tregon si vepron dhe mënyrën si vepron drejtësia kushtetuese tek ne.
Kjo lloj vendimmarrje mund të ketë ndodhur gjithsej në 1 apo dy raste të tjera. Një vendimmarrje ku gjykata bën një lloj interpretimi me karakter riparues. Kjo ka qenë karakteristikë e mëpërparshme se sistemi sot nuk e lejon Gjykatën Kushtetuese të marrë atributet e ligjvënësit. Po ta lexosh këtë vendim nënkupton që ky ligj nuk është në rregull, nuk është kushtetues, nuk e shfuqizon dhe kërkon riparimin. Por riparimi i një ligji bëhet gjatë fazës miratimit dhe konsultave. Pyetja që shtrohet është si mund të riparohet një ligj që nuk do të ketë ripërsëritje të procedurës së vendimmarrjes dhe sesa efektive do jetë procedura e konsultave në kuptimin si mund të ndryshojë ligjin. E gjithë ideja është kjo, procedurat si mund të ndryshojnë ligjin. Kjo pyetje merr përgjigje negative.
Është një vendim që për mua u provua qartazi para gjykatës që kishim të bënim me një ligj jokushtetues i cili është gjenocid modern ndaj asaj zone. Të zhdukësh gjysmën e një bashkie tradicionalisht e rëndësishme për historinë e vendit, është gjenocid.
Të zhdukësh gjysmën e territorit dhe popullsisë të bashkisë Dibër në kohën kur e gjithë bota vuan nga zia e bukës ne kemi luksin të përmbysin mijëra hektarë tokë buke të kategorisë së dytë që kanë përmbysur disa rekorde kombëtare të disa lloje prodhimesh. Kishim 4 mijë veta të pastrehë nga tërmeti dhe ende nuk janë sistemuar. Imagjino se çfarë ndërmarrje do të kemi kur 15 mijë banorë preken nga një gjë e tillë dhe sa kapacitet ka shteti.
Klima në të cilën vepron Gjykata Kushtetuese është një klimë e cila karakterizohet nga të fituarit e një pavarësie ligjore të fortë pas reformës, por të vepruarit ndaj një pavarësie individuale të cenuar post-reformës.
Juristi Jordan Daci tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emigrantët zhduk dhe cenon në mënyrë të dukshme integritetin kushtetues të vendit.
Vendimi për emigrantët për mua ka qenë po kaq i rëndësishëm sa Skavica. Sepse n.q.s. Skavica zhduk një pjesë të territorit dhe të popullsisë në mënyrë të përhershme, i shpërngul, vendimi për emigrantët zhduk dhe cenon në mënyrë të dukshme ntegritetin kushtetues të vendit.
Kemi njerëz që ndikon në vendimmarrje nga ambienti dhe nga shumë faktorë të cilët shoqërojnë jetën e tyre. Nuk është gjyqësore, por është njerëzore. Ata kanë detyrën që këtë ndikim që ne e marrim sapo dalim nga shtëpia ta izolojnë në maksimum ndaj vetes së tyre dhe vendimmarrje sepse janë ata që duhet të korrigjojnë të gjithë shoqërinë. Me të gjitha të këqijat që mund t’i vendosin njerëzit është gjykata që ka dhënë më shumë drejtësi sesa çdo gjykatë tjetër në këtë vend.



