Nga Anduena Llabani
Një leje ndërtimi e miratuar me firmën e krytetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, në një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet, ka sjellë një tjetër konflik mbi pronën.
Hetimet nisën në bazë të një kallzimi, pas një konfliki ligjor mes kompanisë së ndërtimit “Al Konstruksion Gbi" dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit”.
Leja e lëshuar me firmë të kryebashkiakut Veliaj, kishte në subjekt të saj miratimin për ndërtimin e një kompleksi pallatesh 3 deri në 4 kate. Por ajo që solli konfliktin mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokës ishte fakti se ky projekt ndërhynte në pronën e fondacionit “Nxënësit e Jezuesit” si dhe atë të paditëses.
Prokuroria e Tiranës ka bërë një ekspretim edhe në vendin e ndërtimit, duke evidentuar se toka ku do të ndërtohet kompleksi i banimeve mbivendoset me 123 metra katror në sipërfaqen e tokës të fondacionit “Nxënësit e Jezusit”.
Gjatë hetimeve të prokurorit Ervin Karanxha rezultoi se me azhornimin e gent-planit që mban datën 26 maj 2019, topografi i Bashkisë nuk ka paraqitur të dhëna të sakta në azhornimin e gjendjes faktike në terren të dy pasurive të konfirmuara nga zyra e hipotekës Tiranë.
Në datën 9 gusht 2019, kompania “Al Konstruksion Gbi" është shtrirë 123 metra mbi sipërfaqen e tokës së shtetases Zoje Brahja dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit” nëpërmjet paraqitjes se rrethanave të rreme.
Prokurori shkruan se punonjësit e zyrës së Kadastrës së Bashkisë Tiranë, që kanë hartuar dhe miratuar gent-planin e datës 26 maj 2019, mbi të cilin është miratuar leja e ndërtimit në 9 gusht 2019, kanë vepruar hapur në shkelje ligjit.



