Sigurimi i armëve nga Koreja e Veriut ka forcuar dorën e Rusisë në Ukrainë duke e lejuar që të mbajë arsenalet e saj në shtëpi, deklaroi zyrtari më i lartë ushtarak gjerman gjatë një vizite në Korenë e Jugut të hënën.
Shefi i Mbrojtjes, gjenerali Carsten Breuer tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte kontaktuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për armë nëse nuk do të ishin të dobishme.
“Ka të bëjë me rritjen e prodhimit të armëve për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu është duke forcuar Rusinë dhe duke bërë të mundur që të mbajnë rezervat e tyre ashtu siç janë”, u tha Breuer gazetarëve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.



