Autoritetet italiane pas hetimeve që po zhvillojnë për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho në Itali, kanë dhënë detaje të reja rreth zhvillimeve më të fundit. Për zhdukjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho që nga viti 2015, policia italiane thotë se ka arrestuar një grua.
Sipas asaj që raporton TGCom, bëhet fjalë për të dashurën e djalit të çiftit (në atë kohë), i cili tashmë është në një burg në Zvicër. Autoritetet italiane nuk japin shumë detaje rreth arsyes që çuan në prangosjen e 36-vjeçares Elona Kaleshi, edhe ajo shqiptare.
Kujtojmë që çifti Pasho pas vrasjes u copëtua dhe u vendos në katër valixhe, të cilat u gjetën disa javë më parë. Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se gruaja kishte veshur një fustan dhe burri pizhama, por nuk ka ende prova se ata janë sulmuar në gjumë.
Ajo që dihet është se ata ishin në shtëpi dhe nuk kishin dyshuar se do të gjendeshin në një situatë të rrezikshme. Ata mund të jenë tradhtuar nga dikush që e njihnin dhe më pas janë sulmuar për vdekje.



