Do të jenë ukrainasit ata që do të vendosin për kushtet e paqes, roli i NATO-s është të mbështesë Ukrainën derisa të fitojë konfliktin të nisur nga Rusia.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, duke shtuar se brenda NATO-s po flitet se si t'i jepet fund konfliktit në Ukrainë dhe rrugën që duhet ndjekur për të arritur paqen.
Në lidhje me Rusinë, gjatë një konference në Norvegji, numri një i NATO-s tha:
Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në forcat e tyre bërthamore që do të na çonte të ndryshonim forcat tona dhe mënyrën e organizimit të tyre.



