Berisha: Kurti pranon sot Zajednicën që e fut Kosovën në një proces të ri politik! Nuk është më njohja në qendër

Berisha: Kurti pranon sot Zajednicën që e fut Kosovën në një proces të ri politik! Nuk është më njohja në qendër

Deputet i PDK Hilsen Berisha duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi takimin Kurti-Vuçiç, paralajmëroi se kryeministri i Kosovës do ta pranojë Zajednicën. Berisha tha se Kurti pritet të nënshkruajë një marrëveshje të pjesshme që e fut Kosovën në një proces të ri politik, ku s’është më njohja në qendër. Po ashtu Berisha tha se Kosova do ta ndajë pushtetin me Serbinë sa i përket komunave me shumicë serbe. Megjithatë Berisha tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta çojnë Asociacionin e ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm nëse kalon filtrin e saj do mund ta votojnë.

Sot Albini duke e shfrytëzuar planin franko-gjerman, apo edhe parimet që i nxori në publik si bazë e mirë për dialogim, po i përdor ato si një çarçaf i David Copperfield-it për të mbuluar krijimin e Zajednicës dhe ai sot në takimin e Brukselit do t’i marrë zotimet gojore për dinamikën e krijimit të kësaj Zajednice. Ky parashikim i imi se ky kryeministër do ta krijojë Asociacionit dhe do ta pranojë planin franko-gjerman, që është shumë larg prej Marrëveshjes së Uashingtonit, është i vjetër, po aq sa koha ime në politikën publike. Por shpresoj që deputetët e kësaj legjislature, do ta çojnë Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm pasi të merret OK nga aty mund të merret pastaj edhe OK nga ne deputetët dhe shoqëria civile. Të gjitha marrëveshjet që kalojnë filtrin e Gjykatës Kushtetuese janë të obliguese për të gjithë burrë-shtetasit.

Kurti s’është më në pozicionin që mund të vendosë. Ai ka ardhur në pozicionin, që duhet të marrë apo të lërë. Kjo është një situatë e palakmueshme ku e ka sjellë vetveten përmes procesit politik që ka ndjekur deri më tani, duke degraduar çdo marrëveshje deri te ajo e Washingtonin, ku edhe Asociacioni si mundësi që buron nga pakoja Ahtisari dhe Kushtetuta e Kosovës do kishte vendin e vet për zbatim. Ajo që do bëjë ky sot atje, është që do nënshkruajë një marrëveshje të pjesshme do ta fusë Kosovën në një proces të ri politik, pasi se ka më njohjen në qendër, por futet Kosova në një proces të ri politik. Ka së pari obligimin e Asociacionit dhe jo më sipas marrëveshjes 2013, 2015, dhe filtrit në Gjykatën Kushtetuese dhe ratifikimit në Kuvend, por sipas marrëveshjes mes BE-së dhe Serbisë, ku BE do jetë arbitri dhe garantuesi në këtë rast.

Një tjetër veprim i keq që do marrë kryeministri Kurti është edhe tjetërsimi i statutit të Kishës Ortodokse. Pra kjo Kishë me këtë marrëveshje, me elementët që të fusë Serbia në Zajednicë, janë mbivendosje e sovranitetit të shtetit dhe ajo do ta tjetërsojë krejtësisht trashëgiminë ortodokse dhe do jetë mbi shtetin e Kosovës dhe do krijohet një shtet brenda shtetit, sepse ka një statut ekstraterritorialiteti i barabartë me ambasadat dhe statutin shtetëror. Kosova do ta ndajë pushtetin me Serbinë sa i përket komunave me shumicë serbe. Republika e Kosovës me këtë akt ndan pushtetin mbi Serbinë në këto komuna dhe mbi objektet religjioze. Sot kryeministri Kurti pranon de facto edhe planin franko-gjerman dhe merr një afët për realizimin e këtij plani, që do ta ketë si deadline muajin mars. Por nëse nënshkruan një marrëveshje të tillë ai s’do jetë më kryeministër dhe do ketë qeveri të re. Kryeministri Kurti është në dijeni të qëndrimit të PDK-së dhe gjitha partive opozitare. Hesht. Njohja faktike nuk prezumon njohjen juridike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy