CEZ-DIA/ Meta nga SPAK: Isha si person që ka dijeni, çështja e diktuar politikisht nga Rama për heqjen e vëmendjes nga skandalet (VIDEO)

CEZ-DIA/ Meta nga SPAK: Isha si person që ka dijeni, çështja e diktuar politikisht nga Rama për heqjen e vëmendjes nga skandalet (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi u mor në pyetje për afro dy orë në SPAK, foli në një prononcim për mediat lidhur me hetimet për çështjen CEZ-DIA. Meta tha se është thirrur në SPAK si person në dijeni të rrethanave të caktuara. Ai theksoi se nuk ka firmosur asnjë shkresë në interes të dikujt, ndërsa shtoi se çështja po diktohet politikisht nga Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të qeverisë. 

Unë isha si person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi. Dua të theksoj se asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë vendim, nga ana e Ilir Metës, në pozitat e tij si zv.kryeministër si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, apo edhe në pozita të tjera shtetërore, në interes të askujt. Kjo është shumë e qartë. Kjo është një çështje që është gjykuar dy herë në të kaluarën. Kjo çështje diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme, të përditshme, që i dinë të gjithë. Për ta spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 14-15 vite më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy