Zululand - Reforma në Drejtësi dhe LSI

Zululand - Reforma në Drejtësi dhe LSI

Zululand i është rikthyer sërish këtë të martë Reformës në Drejtësi dhe debatit që po zhvillohet mbi lidhur me draftin që kanë prozuar ekspertët dhe leximit politik që po i bëhet, asaj çfarë ka artikuluar Komisioni i Venecias. I ftuar në studio ka qenë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka folur rreth qëndrimit të LSI për këtë reformë.

 

Në nisje të bisedës zoti Manjani tha se Kushetuta e vitit 1998 ka qenë një kushtetutë ekselente dhe se i vetmi fakt që e ka kompromentuar atë, kanë qenë ndërhyrjet e bëra pas vitit 2005.

 

I pyetur nga Mustafa Nano lidhur me qëndrimin e LSI-së, Ministri i Drejtësisë tha se kjo parti do të vazhdojë të insistojë në atë sesi është lexuar opinioni i Komisionit të Venecias. Sa i përket qëndrimit të ambasadorëve, Manjani tha se nuk i heq asnjë pikë e presje deklarimeve të tyre.

 

Në fund të emisionit Nano e pyeti ministrin mbi raportet e LSI-së dhe PS-së. “Kjo qeveri nuk ka sfidë vetëm Reformën në Drejtësi, por edhe të tjera siç është ekonomia etj. Rama dhe Meta sigurisht diskutojnë dhe debatojnë mes tyre, por kjo është e shëndetshme dhe s’ka asnjë arsye pse të mos vazhdohet më tej”, tha ai.

 

Manjani më tej shtjelloi se një qeveri teknike do të ishte e rrezikshme për vendin, pasi sipas tij ato janë të papërgjegjshme, ndërsa shtoi se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhnin asgjë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy